Luftëtari u mund në shtëpi javën e shkuar nga Flamurtari, humbje që nuk u prit mirë në Gjirokastër, teksa pati akuza të shumta ndaj gjykimit.

Ato kanë vijuar sërish, teksa zëdhënësi për shtyp Rigels Malile, në një dalje për mediat ka fajësuar politikën për humbjen e skuadrës së tij, teksa deklaron:

“Ndeshje me Flamurtarin ishte e vjedhur politikisht, për të shpëtuar rënien e vlonjatëve. Besoj se të gjithë e dinë kush kandidon për deputet në Vlorë. Tjetër fakt është që Enea Jorgji është kryetar i organizatës së PS-së në Elbasan dhe anëtar i Komitetit drejtues të kësaj partie. Besoj tashmë e kuptoni të gjithë pse u humb ndeshja përballë Flamurtarit”, është shprehur ndër të tjera Malile sipas “Panorama Sport”.

Share: