Kategoria e Parë do pak më shumë se një muaj të nisë, ndërkohë që dy nga skuadrat më aktive në merkato në grupin A janë Kastrioti dhe Egnatia.

Këto dy ekipe, së bashku me Egnatian, Besëlidhjen dhe Besën do të rivalizojnë fort për vendet e para, për të siguruar në fund një vend në Superiore.

Për këtë po zhvillohet merkato cilësore, teksa së fundmi me krutanët ka nënshkruar edhe nigeriani Lukman Husein, që vjet spikati te skuadra e Burrelit.

Ndërkohë dje në Rrogozhinë është shfaqur mesfushori Emiljano Veliaj, që për vite të tëra ka performuar në Superiore, duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Laçin, madje edhe duke shënuar në finale. Beratasi vjet la Korabin për tu rikthyer te Tomori, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe me Shkumbinin e Teutën në elitë.

Një tjetër lojtar që i është bashkëngjitur Egnatias është mesfushori 24-vjeçar Salvador Gjonaj, që më parë ka luajtur në Laç, Pogradec, Berat, Krujë, Fushë – Krujë e Mamurras.

Share: