Albian Ajeti nuk di të ndalet në Zvicër. Sulmuesi shqiptar ka shënuar ditën e sotme një tjetër gol në kampionat për t’i dhënë skuadrës së St. Gallen një pikë në ndeshjen kundër Thun në transfertë.

Ajeti e nisi si titullar këtë ndeshje dhe shënoi golin e parë për skajdtën e tij në minutën e 29’ të ndeshjes duke barazuar përkohësisht rezultatin, teksa ndeshja u mbyll me shifrat 2-2.

Ky ishte goli i 9-të për Albian Ajetin këtë sezon, ku padyshim që e meriton një ftesë nga Kombëtarja kuqezi.

Share: