Albian Ajeti është shpallur lojtar i muajit pas votimit të bërë nga “Blick” në versionin e saj online.

Sulmuesi, i cili ka arritur të shënojë 3 gola në katër ndeshje, ka marrë 24% të votave, duke u shpallur më i miri.

Ndërkohë, në formacionin e javës që lamë pas është përfshirë lojtari i linjës së Benjamin Kololli. Mbrojtësi i Kosovës është pjesë e Lozanës në Superligën zvicerane.

Benjamin Kololli gjatë një ndeshjeje
Benjamin Kololli gjatë një ndeshjeje
Share: