Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga ndeshja e rradhës, te Korabi duke se gjerat nuk po shkojnë dhe aq mirë, dhe shkak duket të jetë gjendja financiare.

Kështu, duket se edhe trajneri Juljan Ahmataj është “lodhur” nga këto probleme dhe sipas “Sport Ekspres” nga sot, ai ka vendosur që të ndërpresë bashkpunimin me klubin. Këtë vendim, tekniku e pati vënë në dukeje edhe pak dit më parë, ku shprehej për RTSH: 

“Kemi probleme me pagesat. Nuk vazhdohet kështu. Javën tjetër do të vendos për të ardhmen time. Deri më tani kam qëndruar për shkak të tifozerisë, të cilët janë gjithmonë të shumtë në stadium”, pati deklaruar trajneri, që tashmë largohet nga ky post.

Share: