Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, doli i dëmtuar në sfidën kundër Maqedonisë dhe shpreson që dëmtimi të mos jetë serioz: “Ndjeva një problem fizik, ndoshta tërheqje muskulore. Të shohim nesër, shpresoj të mos jetë diçka serioze”.

Përtej kritikave për lojën, Agollin e gëzon diçka: “Çdo ndeshje ka strategjinë e vet, kundërshtarët janë të ndryshëm. Sot ishte pozitive që skuadra luajti një lojë inteligjente, nuk ramë nën presionin e stadiumit, provokimeve të tifozëve. Në pjesën e parë nuk ishim shumë agresivë dhe në konkludimet në sulm, ndërsa në pjesën e dytë patëm ritëm tjerr dhe gjetëm golin. Në 20 minutat e fundit, vuajtëm pak dhe mund edhe të humbnim, ashtu si mund ta fitonim me rastin e Sadikut”.

Tifozët dëshironin fitore: “Mund të fitonim? E vërtetë, por duhet të dimë të kënaqemi me kaq, duke parë si shkoi ndeshja. Edhe Maqedonia pati raste dhe mund të fitonte. Është e drejtë që të kritikohemi për pjesën që i lamë shumë hapësirë dhe lojë Maqedonisë, duhet të përmirësohemi patjetër”.

Share: