Ansi Agolli ndodhet aktualisht në Tiranë dhe nuk është se po pushon totalisht, pasi vijon të stërvitet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kapiteni i Kombëtares ka dhënë një prononcim për “TV Klan”, teksa flet për shanset e kualifikimit të Shqipërisë në EURO 2020.

“Eliminatoret e fundit për Kupën e Botës dihet që ishin mjaft të vështira, pasi kishim në grup dy skuadra mjaft të forta, por me pak fat në short dhe me vendosmëri më të madhe, çdo gjë që është e mundur nga ekipi shqiptar”, tha fillimisht mbrojtësi i Karabak.

Më tej ai foli edhe për objektivat me klubin e tij në Azerbajxhan: “Fitimi i kampionatit është primar, por gjithashtu edhe pjesëmarrja dhe paraqitja sa më dinjitoze në turet paraeliminatore në Kupat e Europës. Pse jo ta tentojmë edhe këtë vit kualifikimin për në Champions League”.

Share: