Ansi Agolli është një nga liderët e skuadrës sonë Kombëtare. Në momentin e golit të Kandrevës mbrojtësi nuk ishte i vendosur mirë, ndërkohë që pas përballjes ai foli për këtë në “Supersport”.

“Nga ana e motivimit nuk është e vështirë, sepse vjen automatikisht. U munduam të përgatiteshim sa më mirë në tre ditët që kishim në dispozicion. “Goli? Ishte një mungesë edhe pozicionimi, pasi në atë momente kisha dy lojtar. Gjithashtu edhe mungesë komunikimi. mendova të shkoj te lojtari që ishte përpara, topi shkoi në shtyllën e dytë dhe e pësuam. Gabuam”.

Share: