Frajburgu nuk i kishte shërbimet e Amir Abrashit në ndeshjen e së shtunës me Maincin, pasi mesfushori pësoi një dëmtim javën e shkuar dhe mjekët vendosën të mos rrezikonin me të.

U mendua se ai mund t’ia dilte dhe të ishte gati për ndeshjen, por kjo nuk ndodhi. Veç atij takimi, Abrashi mund të humbasë edhe “derbin” me Hamburgun e Mërgim Mavrajt.

Sikurse raportojnë mediat në Gjermani, mesfushori ka bërë një injeksion dhe ende nuk ka nisur përgatitjet. Një sezon i mbrapshtë për Abrashin, i cili ka luajtur vetëm në tre ndeshje të Bundesligës sivjet.

Fitorja e fundit me Maincin ka bërë që Frajburgu të fitojë një vend në renditje, por situata është kritike, pasi janë të 16-tët, me dy pikë më pak se Hamburgu, që është mbi ta me 13 pikë.

Share: