Amir Abrashi nuk u grumbullua nga Shqipëria për dy ndeshjet e fundit me Italinë dhe Spanjën, kjo për shkak të një dëmtimi në gju që mesfushori pat pësuar dhe që për një muaj e la jashtë fushave të blerta.

Prej pak kohësh Abrashi kishte nisur përgatitjet i diferencuar, por për të ka sërish probleme, pasi është dëmtuar sërish.

Sipas asaj që shkruan “Kicker.de”, mesfushori është dëmtuar sërish në gju dhe mbetet për t’u parë se sa do të mungojë. Pas kontrolleve mjekësore do të mësohet gjithçka me situatën e mesfushorit.

 

 

 

Share: