Kristal Abazaj ishte një nga risitë e mëdhë në grumbullimin e përfaqësues Shpresa të Shqipërisë për 2 miqësoret e muajit Mars ndaj Moldavisë. Mesfushori i talentuar ka bërë një sezon të shkëlqyer me Luftëtarin, dhe menjëherë u vendos nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi.
Në fjalën e tij për herë të parë me fanellën kuqezi, Kristal Abazaj u shpreh se kjo ishte një ndjenjë dhe një nder i veçantë për të:

Jam shumë i lumtur për grumbullimin. Është dicka e vecantë kur luan me ekipin përfaqësues Shpresa, dhe shpresoj të tregoj vlerat e mia “.

Tre gola në 23 ndeshje nuk janë pak për një 20 vjeçar në Superiore, teksa Abazaj falenderon edhe klubin e Luftëtarit për këtë arritje: “Që unë jam këtu një meritë e madhe shkon për Luftëtarin sepse falë hapsirave që kam patur te skuadra gjirokastrite, jam bërë pjesë e përfaqësues së 21-vjecarëve por nëse unë jam në kombëtare falë Luftëtarit, kjo do të thotë që e kam bërë mirë detyrën time te skuadra ku luaj”.

Objektivat në të ardhmen me Luftëtarin dhe Kombëtaren:“Objektivi me Luftëtarin është mbijetesa. Jemi në rrugë të mbarë deri tani dhe besoj se me një tjetër 3 pikësh do tia arrimë qëllimit. Përsa i përket përfaqësues Shpresa duam të bëjmë figurë të mirë në 2 miqësoret ndaj Moldavisë në mënyrë që të përgatitemi për kualifikueset e rradhës. Nuk ka asgjë mes meje dhe trajnerit Milinkovic, ai më përgëzoi që jam pjesë e kombëtares dhe unë dua ta falenderoj sepse më ka ndimuar që arrij këtu ku jam sot. Nuk kam asnjë konflikt me trajnerin”.

Share: