“Topi i Artë” është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë. Kristiano Ronaldo pritet që këtë vit të barazojë rekordin e Lionel Mesit, i cili ka 5 “Topa të Artë”. Mesi e Ronaldo e kanë fituar këtë çmim gjatë gjithë dekadës së fundit dhe lojtari i fundit që e ka fituar “Topin e Artë” është braziliani Kaka në vitin 2007. Por kush janë 7 faktet e tjera që ndoshta nuk i dinit për “Topin e Artë” ?

1- Lojtari i parë jo evropian që fitoi këtë trofe është ish-sulmuesi i Milanit, Xhorxh Ueah.

2- Nëse “Topi i Artë” do të jepej dhe në kohen e brazilianit Pele, ish-sulmuesi i Santosit do të kishte plot 7 të tille.

3- Vetëm 3 klube angleze kanë pasur lojtarë të cilët kanë fituar “Topin e Artë”. Liverpuli, Mançester Junajtid dhe… Bllekpulli.

4- Ekipi i cili ka pasur më shumë lojtarë të dekoruar me këtë çmim është Barcelona, e cila ka pasur dhe vazhdon të ketë në gjirin e saj plot 6 futbollistë që kanë fituar “Topin e Artë”.

5- Lojtari i parë që e fitoi këtë çmim dy herë rresht është Kevin Kigan.

6- Gjermanët dhe holandezët kanë fituar më shumë “Topa të Artë” gjatë gjithë historisë, me nga 6 të tillë. Johan Krojf, Gulit dhe Van Basten janë holandezët që janë fitues të këtij çmimi, ndërsa gjermanët janë Bekenbauer, Rumenige, Myler, Mateus dhe Samer.

7- Portieri i vetëm që ka fituar “Topin e Artë” vazhdon të jetë Lev Jashin i Bashkimit Sovjetik. Portieri e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1963.

Share: