Koka bën, koka pëson. Kjo këshillë duhet t’i vlejë shumë tani Felipe Melos, i cili është njohur edhe me dënimin e dhënë për të. Mesfushori brazilian është pezulluar me 6 ndeshje për shkak të atij grushti, ku goditi lojtarin kundërshtar.

Në ndeshjen Penarol – Palmeiras, Melo u filmua nga kamerar teksa godiste me grusht në kokë lojtarin kundërshtar Matias Mier. Kjo gjë i solli atij këtë dënim me 6 ndeshje, por edhe një gjobë të majme prej 33 mijë dollarësh.

Në ndeshjen Penarol – Palmeiras ndodhi një përleshje e madhe, ku veç Melos që u dënua me 6 ndeshje, tre lojtarë të Penarolit përfshirë edhe Mier u dënuan me nga 5 ndeshje pezullim

Share: