Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, në nj intervistë të dhë së fundmi ka folur për shumë çështje, ndërkohë që ana financiare është ndër më të rëndësishmet.

Edhe pse Flamurtari sportivisht nuk ka arritur gjë, shpenzimet e bëra janë kolosale, si në paga futbollistësh, ashtu edhe në infrastrukturë, ku stadiumi ka marrë një pamje tjetër prej kohësh.

Një zë në vete shpenzimesh janë edhe borxhet, që shkonin në rreth 500 milionë lekë dhe janë shlyer nga kompanitë turke. I pyetur se sa janë shpenzimet deri më tani, Idrizi për “Sport Ekspres” ka thënë:

“Në total, te Flamurtari janë shpenzuar rreth 5 milionë euro. Kontributi në shifra i Bashkisë si aksioner 100% i sh.a. Flamurtari ka qene zero, që do të thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë i kemi kursyer menaxhimit të qytetit rreth 1.5 milionë euro”.

Share: