Tirana ka përfituar gjatë kësaj vere rreth 650 mijë euro nga shitja e Mervejl Ndokit dhe Reuben Akua, ndërkohë që kjo shumë në arkat e bardhebluve pritet të shtohen në vijim.

Bardheblutë tashmë presin të tjera të ardhura të rëndësishme, pasi me Leganes në Spanjë ka nënshkruar edhe mesfushori Elvi Berisha, “produkt” i ekipeve zinxhirë.

Mesfushori luajti në ndeshjet e Europës me Makabin e Tel Avivit dhe më pas shkoi në Spanjë. Nënshkrimi i kontratës atje ka bërë që te Tirana të vihen në lëvizje.

Sikurse dihet, klubi kryeqytetas përfiton nga taksa e formimit për Berishën dhe shuma që kërkohet nuk është 90 mijë euro sikurse është thënë më parë, por 270 mijë euro sikurse shkruan “Sport Ekspres”.

Berisha për tre vite ka qenë pjesë e moshave të Tiranës dhe për Spanjën taksa e formimit është 90 mijë euro në vit.

berisha-fshf

Share: