Tirana i është gëzuar së fundmi shitjes së Mervejl Ndokit te Getafe për 400 mijë euro, ndërkohë që tani pret të bëjë transferimin e radhës.

Në tavolinë janë për Reuben Akua 150 mijë euro, por sipas “Sport Ekspres” te Tirana kërkojnë 200 mijë euro. Aktualisht ka oferta nga Zvicra dhe Suedia dhe deri në fund të javës së ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Ndërkohë nuk ka vetëm lajme të mirë, pasi një i keq ai për borxhin nga Gjergji Muzakës. Prej kohësh doli në media lajmi se gjyqi në KAS ka dështuar, pasi Tirana nuk ka bërë pagesën për nisjen e procesit gjyqësor.

“Panorama Sport” ka botuar sot dokumentin e KAS që njofton mbylljen e kësaj çështjeje dhe bardhebluve tani u duhet të shlyejnë 107 milionë që Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve ka vendosur që Tirana i detyrohet Muzakës.

Share: