Tek Akisari Sokol Cikalleshi ka mahnitur dhe klubi turk dëshiron që ta ketë sërish pjesë të ekipit edhe për sezonin e ardhshëm. Fillimisht u kërkua sërish në huazim, por ky opsion ra menjëherë poshtë, pasi kavajasi edhe një vit kontratë me Bashakshehirin.

Nënkampionët e Turqisë e kanë vendosur çfarë do të bëjnë me sulmuesin dhe presin ofertën e duhur, pasi nuk mund ta lënë të.ile falas sulmuesin, për të cilin janë paguar rreth dy milionë euro kur i ble nga kroatët e RNK Split.

Rizespori e do Cikalleshin, por fakti që është në Ligën e Parë bën që mos të jetë në preferencat e sulmuesit, që kërkon të luajë sërish në elitë. Së fundmi e ka kërkuar dhe Antaljaspori, ndërkohë që Bashakshehiri do 2 milionë euro për kartonin e futbollistit.

 

Share: