Mes klubit dhe Fanatics ka një “çarje”, madje e madhe. Grupimi i organizuar i ultrasve bardheblu kanë dalë hapur kundër presidentit Refik Halili, duke e fajësuar drejtpërdrejt atë për rënien nga Superiorja sezonin e shkuar.

Pavarësisht se ekipi është në rrugën e duhur drejt rikthimit në elitë, ultrasit kanë vijuar me protestën e tyre, duke kërkuar largimin e Halilit.

Gjithsesi, klubi nuk mund të mos u urojë ultrasve bardheblu ditëlindjen e 12-të me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

tirana-per-fanatics

Share: