Mbledhja e Asamblesë së Vllaznisë ditën e djeshme ka zbuluar shifrat për buxhetin e vitit të ardhshëm për klubin, teksa është parashikuar që kuqebluve iu duhet një fond prej 1.4 miliardë lekësh.

Nga kjo shumë, në klub do të hyjë një shifër prej 750 milionë lekësh, ndërsa pjesa tjetër do të jepet nga bashkia, pra shuma prej 650 milionë lekësh, shumë e përafërt me atë që Bashkia e Shkodrës jep thuajse çdo vit.

Si “shpëtim” për Vllazninë shihet privatizimi, por edhe marrja në administrim e stadiumit “Loro Boriçi” do të sillte të tjera të ardhura nga reklamat, ky një resurs që ende nuk është shfrytëzuar nga klubi.

Tags:
Share: